Haxhiu me akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese, thotë se është opozitë e Qeverisë

E publikuar: 02/07/2024 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese po pengon reformat e qeverisë dhe e cilësoi atë si një opozitë ndaj Qeverisë Kurti.

Pasi iu pëmenden 10 shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria Kurti, ministres Haxhiu, kjo e fundit nisi sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Bile Haxhiu citoi edhe kryeministrin, Albin Kurti – i njohur për sulmet ndaj Kushtetueses – që tha se “ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata”.

“Në një intervistë, kryeministri Kurti pati thënë që ‘Gjykata Kushtetuese mund të garojë në zgjedhjet e ardhme’, për faktin se politika të cilat Qeveria po konsideron që janë reforma ata po tentojnë me pengu”, ka thënë Haxhiu.