Haxhiu: Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas, që përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së

E publikuar: 18/11/2024 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas, që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa thotë se e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare.

“Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare. Marri, hipokrizi, tradhëti!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.