Haxhiu flet për Teatrin Kombëtar: Nuk duhet të ekzistojë Ministria e Kulturës

E publikuar: 15/05/2020 00:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Open në Top Channel po flitet për Teatrin Kombëtar që është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes.

Analisti nga Kosova, Baton Haxhiu tha se ndërtesa nuk duhet të jetë objekt ruajtje. ‘Kulturën nuk e përbën ndërtesa, godina. Kryetari i Bashkisë e ka shkatërruar estetikisht Tiranën, me një ndërtim tjetër në parkun Rinia dhe me betonin e hedhur tek liqeni’- tha Baton Haxhiu.

Gjithashtu Haxhiu tha në Open se nuk duhet të ekzistojë Ministria e Kulturës. ‘Ma gjeni një dallim mes Ministrisë së Kulturës së Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës. Krijimtaria duhet t’i kthehet artistëve. Ndoshta jemi i vetmi vend në botë që kemi Ministri Kulture. Mund ta ketë edhe Rusia apo edhe Korea e Veriut, ku pushteti përcakton shijen- tha Baton Haxhiu.