Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, tha se duhet t’i rikujtoj kryeministrit, i cili po ndihet shumë komod, se operatorët ilegal kanë vepruar në veri të vendit.
Sipas saj, operatorët në fjalë po shpërblehen për dëmet që i kanë shkaktuar Kosovës.
“Në cilin brez frekuencor do të veprojnë operatorët në fjalë. A është e vetëdijshme kjo Qeveri, që lejimi këtyre operatorëve po dëmton konkurrencën. Kryeministri Mustafa dhe qeveria e tij do të duhej t’i ndërpresin bisedimet që po shkaktojnë dëm për Kosovën. Ky kabinet i paaftë për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura, ku po i sheh këto rezultate. Këto rezultate nuk po i shohin as qytetarët e as ne”, ka deklaruar Haxhiu.
“Mjaftë me këto bisedime që janë në dëm të Kosovës dhe në interes të Serbisë”, tha Haxhiu.