Haradinaj tregon se çfarë bisedoi me Zaevin në Shkup

E publikuar: 18/04/2018 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me homologun e tij nga Maqedonia, Zoran Zaev me të cilin biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit kosovar tregoi se diskutuan edhe për përgatitjet e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

“Nikoqirin e Samitit të Shkupit, kryeministrin Zoran Zaev, e urova për progresin në përafrimin e vendit të tij me BE-në, për një përfshirje të madhe të shqiptarëve dhe për komunikimin efektiv me Kosovën. Kosova është e interesuar të ketë raporte të mira me fqinjët e saj dhe Maqedonia është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërshtetëror, në funksion të paqës së qëndrueshme dhe mirëkuptimit në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar ai në “Facebook”.