Haradinaj thotë se i ka të sigurta të gjitha votat e AAK’së

E publikuar: 28/02/2018 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij janë unik për ta votuar marrëveshjen e Demarkacionit, ani pse dy deputetët të tij dje thanë për Express se nuk do ta përkrahin këtë marrëveshje. Rasim Selmanaj dhe Teuta Haxhiu u deklaruan kundër.
Kreu i qeverisë tha se tash duhet pritur Komisionin për politikë të Jashtme ku duhet bërë një harmonizim në tekstin e marrëveshjes, në nenin 3 pika 1.2 për raportin e Komisionit Shtetëror ku duhet shtuar fjala orientim.

“Tani është komisioni për përgatitje, gjatë ditës do të ketë debat e në moment të caktum edhe votimi. Jemi në punë e sipër që të jemi unik ta kemi numrin e votave për me votu.

Haradinaj shtoi se AAK është unike por sqaroi se disa deputetë që janë në Podgoricë.

“Shpresoj se para votimi të kthehen”, shtoi ai. Kryeminstri la mundësinë edhe për shtyrje të seancës.

“Mund të ndodh qe me kalkulu në aspektin kohor që të shtyhet seanca”, tha ai./Expresss/