Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot Drejtorin Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tomaz Lovrencic dhe Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen.
“Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rolin e Aleancës në kuadër të tyre, bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
I pari i AAK-së ka shtuar se ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.