Haradinaj: Sulmi fizik ndaj Muhaxherit një akt qyqar, autorët të rrijnë prapa hekurave

E publikuar: 26/10/2024 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur si një akt qyqar, sulmin fizik të ndodhur sot ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Haradinaj ka thënë se drejtësia duhet të zbardh motivet e sulmit dhe të jetë e pa kompromis në ndëshkimin e sulmuesve.

“Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin! Drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre! Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrijnë prapa hekurave.

Lehtësues lajmi që Kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet!”, ka shkruar Haradinaj.