Haradinaj: S’pyesim më të tjerët, do jemi zot në shtëpinë tonë

E publikuar: 27/05/2017 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një tubim me bashkëqytetarë në Rahovec, ka thënë se tash e tutje, pas emërimit të tij si kryeministër, kosovarët tash e tutje do t’i marrin vet punët në duar dhe s’do pyesin më të tjerët, njofton Klan Kosova.

“Nuk mundemi tërë jetën të pyesim të tjerët se çfarë të bëjmë, por ne duhet të jemi të zotët e këtij vendi”, pohoi Haradinaj.

Ai ka thënë se në Qeverinë e tij s’do ketë njerëz që u ikin punëve.

“Në Kosovë tash e tutje do të përballemi me punët e vendit, jo të ikim, jo të fshihemi, por të përballemi me punë. Do punojmë më gjatë e do punojmë bashkë, ai që punon s’do të jetë më vetëm. Punën e sotme do ta bëjmë sot”.

Haradinaj shtoi se besimin e dhënë asnjëherë s’e ka keqpërdorur dhe njëjtë e ka ndërmend të vazhdojë.

“Në luftë e kam pasur besimin e bashkëluftëtarëve, e kam nderuar atë besim, një herë ma dha besimin presidenti, Ibrahim Rugova, përkundër telasheve e kam nderuar atë besim. Sot e kam edhe njëherë besimin, e kam edhe besimin e PDK-së, dhe këtë besim do të ia kthej me nderë këtë besim”.