Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat udhëheqëse të Aleancës së Gruas në Rahovec.
Ai me këtë rast ka thënë se Gratë e Aleancës janë shtylla kryesore e organizimit tonë.
“Në një takim frymëzues me strukturat udhëheqëse të grave të Aleancës në Rahovec, u dëshmua edhe një herë forca dhe vendosmëria e zonjave tona për të çuar përpara vizionin e përbashkët për një Kosovë fituese. Gratë e Aleancës janë shtylla kryesore e organizimit tonë dhe kontribuuese të pakompromis në përpjekjet për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.”
Haradinaj ka listuar edhe prioritetet programore për fuqizimin e rolit të gruas.
“ Programi ynë për fuqizimin ekonomik të grave është konkret dhe i matshëm: – 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizneset e reja të udhëhequra nga gratë, – platformë online për 1000 sipërmarrëse, – subvencione për lehonat, – reforma për orar fleksibil pune dhe rritje të numrit të çerdheve publike.” – tha Haradinaj.