Spahiu: Opozita do ta ketë më të lehtë ta rrëzojë Qeverinë sesa Presidentin

05.03.2016 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e President të vendit, është parë nga shumë kush si humbje e betejës së Opozitës ndaj kërkesave të tyre, pasi nuk arritën ta pengojnë këtë proces. Por, i këtij mendimi nuk është edhe analisti Nexhmedin Spahiu. Ai shprehet se rrëzimi i Qeverisë do të ndodhë gjithsesi, pasi për këtë do të jetë i interesuar dhe vet Hashim Thaçi, raporton lajmi.net.

Në ditën e zgjedhjes së Thaçit president më 18 shkurt, Opozita përveç pengimit në Kuvend, organizoi protesta edhe në rrugë për ta penguar Hashim Thaçin të zgjedhet president, por pa sukses, pasi ai me 71 vota në raundit e tretë u zgjodh në postin e të parit në vend.

Po atë ditë, Policia e Kosovës, pas përleshjeve me protestuesit kishe larguar edhe tendat e vendosura nga partitë opozitare në sheshin “Ibrahim Rugova”, si formë e re e protestës së tyre për ta rrëzuar Qeverinë.

Por siç vlerëson analisti Spahiu, rrëzimi i Qeverisë, pas zgjedhje së Thaçit president do të jetë edhe më i lehtë.

Ai për lajmi.net thotë se tash as Thaçi nuk do të jetë i interesuar që ta mbajë Isa Mustafën si kryeministër, pasi dëshiron ta legjitimojë veten si president edhe para Opozitës.

“Qeveria do të rrëzohet gjithsesi dhe për këtë do të jetë i interesuar edhe vet Thaçi, mirëpo mendoj se për ta rrëzuar Qeverinë, Opozita tashmë e kah më lehtë, por për ta rrëzuar Presidentin shumë ma vështirë”.

“Thaçi tani nuk do të jetë i interesuar për ta mbajtur Mustafën kryeministër do të jetë i interesuar për ta legjitimuar veten si President edhe para Opozitës dhe, për ta arritur këtë, natyrisht do të ti fusë në lojë Opozitën dhe ti përçajë, e natyrisht që nëse Opozita e merr pushtetin duhet ta njohë Thaçin president, për arse se kryeministri duhet dominuar nga Presidenti”, shprehet ai, për lajmi.net.

 

Nexhmedin-Spahiu-680x365

Spahiu është shprehur se Hashim Thaçi do të jetë një President i fuqishëm por jo unifikues, për shkak të begradnit të tij.

Sipas tij,  i tillë ka qenë edhe Ibrahim Rugova, por që ai për dallim nga Thaçi ka pasur mbështetjen  e shumicës së qytetarëve, ndërsa Thaçi ka pasur shumicën deputetëve.

Spahiu thotë se Thaçi do të jetë një president sikur se  Sali Berisha në Shqipëri.

/lajmi.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit