Haradinaj pas takimeve në Bruksel: Dominoi çështja e liberalizimit të vizave

E publikuar: 18/11/2017 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që ka zhvilluar në Bruksel tha se në çdo pjesë të takimeve ka dominuar çështja e libreralizimit të vizave dhe statusit të kandidatit për Kosovën. Haradinaj këtë e tha sot në një konferencë për media, raporton Express.

“Në çdo pjesë të takimeve ka dominuar çështja e libreralizimit, dhe statusit të kandidatit për Kosovën”, tha Haradinaj.

“Takimi i këshillit të MSA-së i dyti më radhë është mbajtur dje, është takimi i parë bilateral me Mogherinin dhe një takim i përbashkët i mbyllur me Mogherinin dhe komisionerin Han”- tha Haradinaj.

Kryeministri tha se në takime është biseduar për të arriturat dhe qëndrimet e Kosovës për Integrimet Evropiane si dhe janë raportuar punët e bëra.

“I kam tregu qëndrimet tona që është tregu një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vogël dhe jemi privu nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza” ka thënë Haradina

Tutje, Haradinaj tregoi se arsyeja pse disa takime zgjatën më shumë ishtë se disa prej temave u diskutun në mënyrë përmbajtësore dhe morrën më shumë kohë. /Express