Haradinaj: Mos qofsha në lëkurën e deputetëve që kanë ngritur dorën e kanë votuar Specialen

E publikuar: 05/12/2024 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka folur në lidhje me Gjykatën Speciale.

Ajo është shprehur se kjo gjykatë mund të shihet si një simbol i asimetrisë ndërkombëtare të trajtimit të Kosovës dhe siç tha, të trajtimit të krimeve të luftës.

“Realisht mos qofsha në lëkurën e atyre deputetëve që e kanë ngritur dorën dhe e kanë votuar Gjykatën Speciale, duke e ditur se çka po votojnë. Nuk kanë votuar asnjë protokoll të thjeshtë bashkëpunimi të kësaj gjykate me institucionet e Kosovës . Madje, ne komunikojmë me Gjykatën Speciale me nota verbale”.

“Nëse e shohim në një kontekst më të gjërë, atëherë padyshim se Gjykata Speciale sot mund të shihet si një simbol i asimetrisë ndërkombëtare të trajtimit të Kosovës, i asimetrisë të trajtimit të krimeve të luftës, sepse me krimet gjinocidale të Serbisë nuk merret askush, nuk është marrë askush, madje as qeveria e tanishme e cila ka ardhur në pushtet duke aluduar se do të bëjë padi për gjenocid kundër Serbisë, nuk e ka bërë fare”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.