Haradinaj me deklaratë të fortë: Kurti për Kosovën është më serb se Vuçiq dhe Putini

E publikuar: 28/11/2024 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se “për Kosovën është më serb se Vuçiqi dhe Putini”, shkruan Insajderi.

Haradinaj ka kritikuar veprimet e Kurtit duke thënë se ky i fundit ka punuar për të krijuar një ndarje mes Kosovës dhe aleatëve të saj ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kurti për Kosovën është më serb se Vuçiq edhe se Putini. Ky njeri ka punuar intenzivisht me kriju mosbesim mes popullit të vet dhe Amerikës, ka ushqy fushata denigruese ndaj Amerikës e zyrtarëve të tyre. Na ka larguar nga NATO, ka shku aq larg sa ka krijuar një mosbesim edhe me KFOR’in. Të gjitha këto pastër agjendë serbe-ruse.” – tha ai në Pressing.

Ish-kryeministri i Kosovës shtoi se veprimet e Kurtit janë të dëmshme për vendin dhe se ai ka distancuar Kosovës nga qëndrimet e SHBA-së dhe NATO-s.

“24 mars 99, kur Amerika me NATO’n e kanë sulmu Serbinë dhe caqet serbe, kushdo që e largon Kosovën nga porosia e asaj dite, ai vetëm mund ta ketë emrin shqiptar. Por punët është ka i bën për Serbi e për Rusi.”