Haradinaj i lypë Kurtit buxhet për rininë: Mos i lejo të ikin pas 1 janarit

E publikuar: 16/11/2023 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka këkruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që në Buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshihet edhe një pako, të cilën ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur “pako për rininë”.

Sipas Haradinajt kjo është e nevojshme që të bëhet, për të mos i lejuar rininë që të ikin pas 1 janarit 2024 kur edhe do të liberalizohen vizat.

“Nëse vërtet të është bartë buxheti nga viti në vit, shtine një pako për të rinjtë e Kosovës të mos e lëshojnë Kosovën më 1 janar, gjeje një mënyrë vepro”, ka thënë Haradinaj, duke thënë se AAK është e gatshme të ndihmoj me amandamente. /Express/