Haradinaj e nderon Isuf Blakajn me medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”

E publikuar: 29/01/2025 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja Blakaj nga Lluga e Istogut mbrëmë e ka pasur një mysafir të veçantë. Këtë familje mbrëmë e ka vizituar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit në shenjë mirënjohje për kontribun e kësaj familje dhënë për vendin në etapa të ndryshme, i ka ndarë dekoratën “Me besim në zot dhe atdhe e shtet”, Isuf Ukë Blakajt.

Kujtojmë se nga kjo familje është, kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon më numrin 37 në listën e koalicionit AAK-NISMA.