Haradinaj bisedon me komandantin e KFOR-it për vështirësitë që ka Kosova (Foto)

E publikuar: 21/09/2016 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë orëve të para të mëngjezit ka zhvilluar një takim me komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Sir Michael David Jackson, më të cilin ka biseduar edhe për vështirësitë që po has Kosova në proçeset integruese.

“Pata kënaqësinë ta takoj Gjeneralin Mike Jackson, Komandantin e parë të KFOR-it dhe mikun tim të hershëm. I shpreha mirënjohjen për shërbimin e tij në Kosovë, angazhimin e të pandalshëm në çështjen e Kosovës dhe promovimin e shtetit tonë të ri.

Bisedova me Gjeneralin Jackson për vështirësitë e shumta që ka Kosova dhe i shpreha përkushtimin tim që të kalojmë edhe këtë fazë të rëndë, ashtu sikurse kemi kaluar situata edhe më të rënda më par

Po ashtu, kërkova mbështetjen e vazhdueshme të Londrës dhe miqve perëndimorë për të konsoliduar shtetin dhe demokracinë në Kosovë, duke qenë i bindur se përmbyllja e çështjeve të hapura në Kosovë dhe në Ballkan do të kontribuonte në sigurinë rajonale, zhvillim, demokratizim dhe integrime euro-atlantike.” shkruan Haradinaj