Hapja e xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Dhuratë e Turqisë për motrat dhe vëllezërit tanë myslimanë në Shqipëri

E publikuar: 10/10/2024 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë dalë në konferencë për mediat në Tiranë, e cila nisi me firmosje e marrëveshjeve mes dy vendeve, me karakter ekonomik dhe social.

Gjatë fjalës së tij, Erdogani theksoi se’ Xhamia e Namazgjasë është një dhuratë Turqisë për motrat dhe vëllezërit tanë myslimanë në Shqipëri’. Ndër të tjera presidenti turk falënderoi kryeministrin Rama për mikpritjen, të cilin e quajti mik.

“Të nderuar anëtarë të shtypit! Përsëri sot me mikun tim të dashur, zotin Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë e cila është dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri, më mbështetjen e entit tonë të çështjeve fetare dhe fondacionit tonë fetar, Diyanet.

Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Kjo vepër e shquar, xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të islamit.

Me këto mendime dua të falënderoj të gjithë miqtë tanë shqiptarë veçanërisht Kryeministrin Rama, për mikpritjen e sinqertë. Shpresoj që konsultimet tona dhe vendimet që marrim, të jenë të dobishme dhe ju përshëndes dhe këto hapa që do të hedhim ne për turizmin dhe këto konsultime, vendimet që kemi marrë të jenë të dobishme për të dy vendet tona”, u shpreh Erdogan./TCH