Hani i Elezit – Aksident trafiku me lëndime trupore

E publikuar: 24/07/2020 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes  me kushtet e rrugës në vendkalimin e këmbësorëve derisa kishte qenë duke e kaluar rrugën kishte goditë këmbësorin viktimën fëmiun mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e PK-së bëhet e ditur që i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.