Handanovic nis bisedimet me Romën

28.03.2015 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Handanovic nis bisedimet me Romën

Bisedimet për zgjatjen e bashkëpunimit me zikalterit janë ndërprerë, pasi palët janë ende larg me pretendimet e tyre.

Samir Handanovic i hap dyert Romës. Portieri slloven është treguar i gatshëm për t’u transferuar te verdhekuqtë në përfundim të sezonit, që do të thotë se është vënë në dyshim serioz rinovimi i kontratës me Interin. Bisedimet për zgjatjen e bashkëpunimit me zikalterit janë ndërprerë, pasi palët janë ende larg me pretendimet e tyre. Handanovic ka kërkuar tre milionë euro në sezon, ndërsa aktualisht përfundon 2.2 milionë euro. Drejtuesit zikaltër nuk kanë ndërmend t’ia rrisin pagën, për të ruajtur bilancin në kuadër të “Fair-Play-t” financiar.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Roma, që ka nisur kontaktet për ta bindur 30-vjecarin që të transferohet në kryeqytet. Handanovic pëlqehet shumë nga drejtori sportiv Sabatini, por edhe nga portieri 38-vjecar De Sanctis, i cili ka qenë shok skuadre me sllovenin kur të dy luanin te Udineze.

Portieri aktual i Romës në mënyrë konfidenciale është shprehur se në Itali mund të jetë zëvendësues vetëm i Buffon dhe i Handanovic, cka lë të kuptohet se bashkëjetesa mes të dyve te verdhekuqtë është krejtësisht e mundshme.

Për të arritur te Handanovic, Roma mund të përfshijë në marrëveshje edhe kartonin e Mattia Destros, që në përfundim të sezonit do të përfundojë periudhën e huazimit te Milani. Roma duhet të veprojë me shpejtësi dhe këmbëngulje, sepse për Handanovic ka interesim edhe nga Premier League, vecanërisht nga Manchester City.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)