Hamza thotë se askush në PDK s’ka rezerva për kandidaturën e tij për Kryeministër: Jemi partia më unike në nivel të Kosovës

E publikuar: 26/09/2024 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza thotë se brenda kësaj partie ka unitet dhe gëzon mbështetje pa rezerva për kandidaturën e tij.

Derisa u pyet se a ka bashkëpunimi të mirë brenda partisë, Hamza thotë se PDK’ja është partia më e unifikume në nivel të Kosovës.

“E them me siguri të plotë që Brenda PDK ka unitet të plotë, përvec që jem të njëjtës parti me pjesë derrmuese jem miq e shokë, për dekada. Ka dallime në mosh, po rsa I përket stazhit politik I kanë më shumë se 20 vite në PDK. Jam I lumtur që kam një komunikim, një mbështetje. PDk është mirë e përgatitur. Kemi arritur që në të gjitha degët ti krijojmë shtabet zgjedhore, dhe pa asnjë dilemë jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për njerëz jashtë vendimarrjes së PDK’së unë nuk e di, por për njerëzit në kryesi të PDK’së, në këshillin drejtues, në nivel të degëve, është një përkrahje dhe një unitet I plotë. Është partia më e unifikume në nivel të Kosovës”, tha ai në Debat Plus.