Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim në Kaçanik.
Këtë tubim ai e ka quajtur mobilizim të jashtëzakonshëm në Kaçanik, komunë ku PDK-ja qeverisë në nivel lokal.
Hamza ka shkruar në Facebook se me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve në tërë Kosovën.
“Me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve në tërë Kosovën. Me kompetencë do t’i përmbushim pritjet e tyre. Për të rinjtë, gratë dhe çdo profesionist, perspektivë, mundësi të reja dhe vende pune. Të moshuarve, pensione meritore dhe përkujdesje institucionale. Ndërrmarrësve, mbështetje deri sa të forcohen. Çdo zyrtari, mjeku e mësimdhënësi, polici, zjarrfikësi e ushtari, paga të dinjitetshme, motiv e krenari”, ka thënë ai.
“Unë besoj se kjo është Kosova që të gjithë e duam”, ka thënë Hamza.