Hamza: MF po bënë reforma të thella për ta ndihmuar zhvillimin e sektorit privat

E publikuar: 26/11/2017 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë takimit me grupin e bizneseve dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, ministri i Financave Bedri Hamza prezantoi reformat të cilat i ka ndërmarrë gjatë këtyre tre muajve të manadatit të tij si Ministër i Financave dhe planet për të ardhmen në ralizimin e këtyre reformave me qëllim që ta ndihmoj zhvillimin e sektorit privat si bartës i zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri Hamza njoftoj të pranishmit se përkundër që nuk e ka gjetur gjendjen e mirë me ecurin e buxhetit 2017 të aprovuar në fund vitin e kaluar, ka marr masa që ditën e parë të mandatit për ta përgatitur rishikimin e buxhetit 2017, për ti kryer obligimet financiare ligjore të pa paguara. Sipas tij, përfundimi këtyre obligimeve sidomos për bzineset tona, paraqet seriozitetin tonë dhe përkushtimin për ta ndihmuar zhvillimin ekonomiko social.

“Me buxhetin 2018, nuk do të ketë rritje të tatimeve dhehe as tatime te reja, janë rritur shpenzimet kapitale edhe ate jo vetem në nivel qendror por edhe në nivel Komunal, kjo me qëllim që të rrisim zhvillim ekonomik lokal. Po ashtu Ministria e Financave do të ju ofron edhe mbështetje për zhvillim ekonomik edhe me mjete jashtë buxhetit, siq janë garancit shtetërore, projekte publiko – privat etj.”, ka bërë të ditur ministri Hamza.

Ai gjithashtu tha se me 01 janar 2018, do të hyjnë në fuqi lirimet nga tatimi doganor dhe akcizës, lirimet të cilat asnjeherë nuk kanë ndodhur më parë në Kosovë edhe përkundër shumë kërkesave të bizneseve me vite të tëra.

“Tani kjo eshte fakt. Me 01 janar nuk do të paguhet tatim doganor për lëndë të parë për proces të prodhimit, gjysmëprodukte, linja të prodhimit dhe paisje të IT-së. Tjetër lehtësim është se prodhuesit do të lirohen nga tatimi doganor dhe akcizes edhe kur importojn përmes kontraktoreve që kjo e lehtëson shumë koston për prodhuesit kur dihet që jo të gjithë prodhuesit kanë mundësi të importojnë vetë.”, ka shtuar ministri Hamza.

Sipas tij në fillim të vitit të ardhshëm edhe në pikpamje të thjeshtëzimit të procedurave në Doganë dhe ATK do të ketë ndryshime, ne të ardhmen nuk do të ketë kontrolla sipas rastit, nuk do të ketë kontrolla të ndara nga Dogana dhe ATK me perjashtim të rasteve të jashtë zakonshme, do të jenë Administrata që do të jenë të orientuar nga ofrimi i shërbimeve për biznesin dhe më shumë të përqendruara në mbikqyrje të mbledhjes së të hyrave, se sa në mbledhje të hyrave për arsye se detyrimet e të hyrave do të përmbushen në mënyrë vullnetare nga ana biznesit.

“Edhe në rrafshin ndërkombtarë do të marrim hapa konkrete, duke filluar nga eliminimi klasik i kufirit me Shqipërin për të bërë biznes, krijimin e Odës Kosovare – Shqiptare, lidhjen e shumë Marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfshitë, marrëveshjeve për mbështetje të bizneseve vendore dhe marrëveshjet për Doganë” ka shtuar minstri Hamza.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza me qëllim të zhvillimit të sektorit privat si bartës i zhvillimit ekonomik të vendit, bëri të qartë në takim, se do të bashkëpunojë në baza ditore me biznesin dhe së bashku do të jenë vendim marrës për të mirën e vendit tonë.