Zgjedhjet 2026

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

30.05.2026 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka akuzuar Qeverinë aktuale për krizë energjetike dhe mungesë investimesh strategjike, derisa ka prezantuar prioritetet e PDK-së në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës.

Hamza tha se Kosova po përballet me reduktime të energjisë elektrike dhe mungesë të kapaciteteve të reja energjetike.

“Gjatë këtyre ditëve do të mbajmë disa konferenca me tema edhe me tematikat e prioritetet që ka Partia Demokratike e Kosovës. Sot do të flasim për shtyllën e dytë që është energjia dhe investimet në infrastrukturë. Fatkeqësisht, në nuk kemi energji elektrike, nuk kemi drita, pjesa e madhe e qytetit të Prishtinës po përballen me reduktime. E kjo tregon peshën dhe rëndësinë e këtij prioriteti që e ka Partia Demokratike e Kosovës”, tha ai.

Ai tha se qytetarët në gjithë Kosovën po përballen me krizë, për të cilën fajësoi kryeministrin aktual dhe qeverinë në detyrë.

“Gjithandej Kosovës, kudo që po lëvizim, siç ka qenë Ferizaj, Gjakova, Peja, dhe qytete të tjera, njerëzit e kanë një konstatim: Kosova është në krizë. Dhe kjo krizë e ka një shkaktar, dhe kjo është Kryeministri aktual dhe qeveria aktuale. Asnjë kapacitet i ri energjetik domethëns gjatë këtyre viteve. Për më tepër, dështim dhe refuzim i projekteve. Dështim i kapaciteteve në termocentrale, dështim dhe refuzim i projektit të gazit dhe projekteve të tjera energjetike. Për Partinë Demokratike të Kosovës, energjia do të thotë ekonomi, do të thotë siguri, do të thotë stabilitet makrofiskal”, tha ai.

Hamza tha se PDK-ja planifikon ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe investime në energjinë e ripërtëritshme.

“Dhe për këtë qëllim, ne do të ndërtojmë kapacitete të reja energjetike, duke u bazuar edhe në kapacitetet energjetike siç është termocentrali, diku 500 megavat, apo 2 nga 300 megavat, projektin me gaz, energjinë e ripërtëritshme dhe do t’i thjeshtësojmë të gjitha procedurat për marrjen e lejeve për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme”, tha ai.

Ai shtoi se investimet duhet të përfshijnë edhe rrjetin energjetik dhe interkoneksionin me vendet fqinje.

“Përveç kësaj, ka nevojë që të investohet edhe në një miniera, sepse është e pamundur që edhe kapacitetet ekzistuese të ngelin në mungesë të furnizimit dhe rrjetit. Normalisht, modernizimi i Kosovës B dhe trajtimi i blloqeve të Kosovës, të Kosovës A. Përveç kësaj, përveç kapaciteteve prodhuese, ka nevojë të investohet edhe në rrjetin energjetik në lidhjen dhe interkoneksionin me vendet fqinjë që ne të kemi mundësi ta përdorim energjinë e prodhuar”, tha ai.

Hamza prezantoi edhe projektet infrastrukturore që, sipas tij, do të realizohen nga PDK-ja.

“Përveç energjisë si sektor, ne e kemi paraparë edhe investimin në infrastrukturën rrugore, përfundimin e projekteve siç janë autostrada e Gjilanit, rruga e Pejës, rruga e Dollc- Gjakovës, rruga e Mitrovicës. Gjithsesi, lidhja e autostradave dhe modernizimi i të gjithave me qëllim që të lehtësohet dhe të shkarkohet transporti nga qyteti i Prishtinës. Dhe natyrisht e kemi thënë lidhje e Kosovës me portin e Durrësit”, tha ai.

Ai tha se PDK-ja synon investime edhe në infrastrukturën hekurudhore dhe digjitale.

“Edhe investime të tjera që lidhen me infrastrukturën edhe rrugore edhe hekurudhore. Gjithsesi, investimet te digjitalizimi te infrastruktura digjitale e Kosovës që Kosova jo vetëm të jetë një absorbuese apo konsumuese e shërbimeve digjitale por realisht të prodhojë edhe për të tjerët dhe të investojë edhe në këtë industri, sepse është një industri ku po krijon vende pune dhe shumë të rinj e të reja janë të fokusuar në këtë industri dhe ka nevojë me pas mbështetje, mbështetje direkte, subvencionim, direkt me grante nga të gjitha këto programe”, tha ai./eo

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare