Hamza: Atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajmë, po krijojmë platformë që rrit mirëqenien

E publikuar: 05/10/2024 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është shprehur se është atmoferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajnë nëpër Kosovë.

Ai është shprehur se po krijojnë platformë të përbashkët, që sipas tij, rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe siç u shpreh, përmirëson shërbimet publike.

“Atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajmë nëpër qytetet e Kosovës, ku pikëpamjet e ndryshme dominojnë, por qëllimi është gjithnjë i njëjtë për ta bërë Kosovën më të mirë”.

“Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim. Ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike”, ka shkruar Hamza në Facebook.