Halimi e LDK-së përveç autostradës së Gjilanit, ia kujton pushtetit edhe çerdhen në Podujevë

E publikuar: 20/01/2024 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas kritikave që kanë shkuar sot në adresë të partisë ku bën pjesë. Ajo ka thënë se pushtetit dhe nismat opozitare po kanë frikë nga “Rruga e Re” që sipas saj tashmë ka trasuar orientimin me qytetarët që e duan një Kosovë përtej realiteteve fiktive.

Ajo ka thënë se propagandës po i vjen fundit dhe se realitete fiktive mbesin vetëm në mendjet popullsitë që synojnë me propagandë t’i kundërvihen realitetit të lloçit.
0
Këtu ka përmendur punimet për autostradën për Gjilan që sipas Kurtit është dashur të kryhet në vitin e kaluar dhe çerdhen në Podujevë që Halimi e quan “imagjinare”.

Reagimi i plotë:

Frika ndër të tjera definohet dhe ka një rol kyç në përgatitjen e organizmave për të reaguar ndaj rrezikut. Nuk është i rastësishëm mobilizimi sulmues ndaj LDK-së, si nga pushteti ashtu edhe nismat opozitare; është veçse frikë nga “Rruga e Re”, që tanimë ka trasuar orientimin me qytetarët që e duan një Kosovë, përtej realiteteve fiktive paralele të krijuar nga ky pushtet.

Propagandave po i vije fundi! Kosova meriton më mirë, realitetet fiktive do të mbijetojnë vetëm në mendjet populliste që me propagandë i kundërvihen realitetit të baltës, si në këto pamje në autostradën e Gjilanit që sipas tyre është kryer vitin e kaluar; apo çerdhen imagjinare në Podujevë që është “në ndërtim e sipër”!