Haki Abazi: Ja çfarë mund të ndodh me AKR në qoftë se hynë në koalicion me PAN-in!

E publikuar: 11/08/2017 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Haki Abazi në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se AKR nuk është duke iu bashkuar PAN-it.

Sipas Abazit në qoftë se, Pacolli do të bënte një lëvizje të tillë, do të ishte vdekjeprurëse për AKR-së dhe të ardhmen e tij poltike.

“Nuk mendoj që AKR po lëviz drejt PAN por po kërkon një kompromis, ku vije deri tek një qeveri e shumicës shqiptare dhe me fuqi vendimmarrëse.

Çfarëdo pazari tjetër do të ishte vdekjeprurës për AKR-në dhe të ardhmen politike të AKR. Kjo është e qartë për të gjithë e sidomos për AKR”, ka thënë Abazi.

Në anën tjetër Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pasur një takimin me të nominuarin e PAN-it për Kryeminsitër, Ramush Haradinaj.

Gjatë këtij takimi Pacolli ka thënë se kanë diskutuar për shumë çështje, por që asnjëherë gjatë kësaj bisede nuk kemi folur për ministritë. Ai më ka kërkuar votën.

Ndërsa burime brenda koalicionit PAN i kanë thënë “Gazeta Blic”, se marrëveshja mes PAN e AKR-së është arritur.

Sipas këtij burimi, Behgjet Pacolli do të bëhet ministër i Punëve të Jashtme./GazetaBlic.com/