Guardiola: Nuk vras veten nëse nuk fitoj

11.05.2015 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Guardiola: Nuk vras veten nëse nuk fitoj

Pep Guardiola u përgjigjet të gjithë kritikëve. Në prag të gjysmëfinales së kthimit ndaj Barcelonës në Champions, ku Bayernit të tij do ti nevojitet një mrekulli për të përmbysur disavantazhin 3-0 të ndeshjes së parë dhe për tu kualifikuar në finalen e madhe të Berlinit, trajneri spanjoll foli me tone të ashpra përpara gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp.

” Unë nuk kam ardhur këtu për të qenë trajneri më i mirë në Botë. Jam këtu për të bërë të lumtur njerëzit dhe për të ndihmuar Bayernin si klub dhe futbollistët e tij, ashtu sic bëra me Barcelonën. Gjithmonë jap gjithcka që mundem edhe pse nuk e di nëse dicka e tillë është e mjaftueshme për tifozët. Nëse për klubin, presidentin, legjendat e skuadrës apo edhe fansat kjo nuk është e mjaftueshme, më vjen me të vërtetë shumë keq. Unë nuk do të ndryshoj stilin e jetesës nëse fitoj apo jo. Edhe pse kam fituar gjithcka në karrierë për mua momenti kur Bayernin më kontaktoi ishte si një ëndërr. Për një gjë të jeni të sigurtë nuk do të vras veten nëse nuk fitojmë. Në futboll nuk mund të fitohet gjithmonë, unë personalisht jam i lumtur me punën që kam bërë këtu te Bayerni”.

Në Mynih janë të shumtë ata që ëndërrojnë përmbysjen e madhe por sa shanse ka që të ndodhë një gjë e tillë sipas Guardiolës.

” Ne nuk mund ta fitojmë këtë ndeshje vetëm sepse unë jam Pepi apo ne jemi Bayerni. Duhet të luajmë me zemer por edhe me mendje për të synuar kualifikimin. Ne nga ana jonë do të japim gjithcka në fushën e blertë më pas të shikojmë se cfarë do të ndodhë. Ata kanë një avantazh të madh por nuk duhet të harrojmë faktin që në Camp Nou shënuan 3 gola në 13 minutat e fundit. Në një sfidë të tillë gjithcka mund të ndodhë. E vetmja gjë që u kërkoj lojtarëve të mi është të tregohen të duruar”.

Në ditët e fundit e ardhmja e trajnerit spanjoll është lidhur shumë me një transferim të mundshëm te Manchester City. I pyetur për këtë cështje Guardiola u qëndroi edhe njëherë tjetër besnik fjalëve të tij.

” Dëgjoni njerëz. E kam thënë edhe miliona herë të tjera, kam edhe një vit tjetër kontratë me Bayernin dhe dhe do të qëndroj këtu edhe sezonin e ardhshëm. Kjo është e gjitha. Te jesh trajneri me i mire ne bote eshte e ndyre sepse duhet te fitosh gjithmone dhe nese nuk e ben do te te sulmojne!.”/supersport/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit