Grupi Ballkanik: Serbët e Kosovës të përfaqësojnë popullin, jo Beogradin

19.03.2015 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Grupi Ballkanik: Serbët e Kosovës të përfaqësojnë popullin, jo Beogradin

Shuarja e plotë e sistemit paralel të Serbisë në Kosovë dhe ndërtimi i mirëbesimit, do t’i paraprinte integrimit të komunitetit serb në sistemin e shtetit të Kosovës, thuhet në raportin e prezantuar nga Grupi Ballkanik për Politika të titulluar; “Integrimi i serbëve në Kosovë pas marrëveshjes së Brukselit”.

Ndonëse në këtë prezantim për debat ishin ftuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq, nga Lista Serbe, ata nuk kanë marrë pjesë.

Drejtor Ekzekutiv i Grupit Ballkanik, Marko Prelec ka thënë se arritja e marrëveshjes së parë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ishte pjesa e lehtë e punës, krahasuar me zbatimin e saj në terren.

“Ajo që po trajtojmë në të vërtetë këtu ka të bëj me ecjen përpara nga gjendja të cilën e kemi sot në të cilën ende kemi dy sisteme që funksionojnë, atë të Serbisë dhe Kosovës. Qëllimi duhet të jetë që të kalohet vetëm në një sistem – atë të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Prelec.

Komunat me shumicë serbe, ka vijuar Prelec, ballafaqohen me problemin e funksionimit paralel të kryetarëve të zgjedhur dhe atyre paralel.

Në disa raste, sipas tij, kryetarët paralel janë po ata të zgjedhur, e në raste tjera, kryetarët e komunave serbe janë edhe zyrtar që mbajnë poste në Serbi.

Andaj, ai ka rekomanduar që të krijohej një evidencë se kush punon në sistemin legal e kush jo, në mënyrë që edhe buxheti i Kosovës të ndahet vetëm për ata që punojnë për qeverinë e Kosovës.

Më tutje, Prelec ka përmendur edhe themelimin e Asociacioni i Komunave Serbe, duke rekomanduar qartë se ky trup duhet të ndërtohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Prelec e ka potencuar edhe ndërtimin e mirëbesimit si një nga parakushtet për integrim të komunitetit serb.

Ai kishte rekomandime edhe për përfaqësuesit politik të serbëve, sidomos atyre nga Lista Serbe.

“Sfidë për përfaqësuesit e komunitetit serb është që ata të fillojnë të veprojnë si përfaqësues të popullit dhe jo si përfaqësues të Beogradit”, ka thënë Prelec.

Sipas tij, duke qenë përfaqësues të Beogradit, këta politikan serb nga Kosova do të shihen nga shumica shqiptare vetëm si një dorë e zgjatur e Serbisë, kështu që kjo do të ishte me kundër-efekt.

Ndërkohë, ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë, Krystyna Marty Lang ka vlerësuar se dialogu i Brukselit dhe rezultatet e prodhuara po interpretohen në mënyra të ndryshme.

Edhe ambasadorja zvicerane ka potencuar se ndërtimi i mirëbesimit midis komuniteteve do të jetë shumë i rëndësishëm për gjithë procesin e integrimit.

“Ne po e shohim se sa e ngadalshme është që të ndërtohet besimi dhe sa lehtë është që të shkatërrohet ky besim kur politikanët, si ata shqiptar apo serb bëjnë deklarate provokuese”, ka theksuar ambasadorja Krystyna Marty Lang.

Integrimi i komuniteteve krahas funksionimit të shtetit të Kosovës, është parë si çështje esenciale edhe nga ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu.

“Pavarësia e Kosovës është arritur mbi bazën e marrëveshjes. E marrëveshja ishte integrimi i komuniteteve pakicë në sistemin e Kosovës në harmoni me standardet evropiane”, ka theksuar ambasadori norvegjez.

Ky integrim, ka thënë ai, parashihej qartë me planin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Por, ai ka tërhequr edhe vërejtjen që krahas këtyre hapave integrues të pakicave, Kosova duhet të ruaj funksionimin e vet si shtet, RAPORTON REL.

Të mërkurën, kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe pas një takimi që kanë zhvilluar në Graçanicë me Drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq kanë formuluar 10 kërkesa për t’u kthyer në institucionet e Kosovës.

Mes tjerash, ata kanë kërkuar që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të pezullohet privatizimi nëpër komunat serbe, si dhe kanë kërkuar garantimin e përfaqësimit të serbëve në kuotën prej 10 për qind.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin