Grupet e VV-së e Zhvendosin ‘Betejën’ në Rrjete Sociale

E publikuar: 16/03/2018 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fillon me përplasje të aktivisteve, përfundon me përfshirjen e deputetes dhe ish zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje tani më edhe zyrtarisht është ndarë në dysh dhe shpesh vazhdojnë ‘luftë komentesh” ndërmjet grupeve.

Adonis Tahiri, zëdhënës në komunën e Prishtinës, përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” ironizoi me ish-bashkëpartiakun e tij Boiken Abazin.

“Ka raste qe, ia kerset like vetit si pahiri tu e scroll down FB ne telefon… Ama, me shkru komente vetmeveti ne postim te vetin, pa i “nderhy” e pa e vet kerkush kurgjo, funny dhe shqetesuese ne te njejten kohe ”, ka shkruar Tahiri.

Pas këtij statusit të Tahirit ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu duke komnetuar se gjendja në të cilën kanë ardhur ata është më shqetësuese se sa ata persona, shkruan rtv21.tv.

Më pas ‘luftës së komenteve” iu është bashkuar edhe Boiken Abazi i cili ironizoi me Tahirin.

“Flm Adonis qe e theksove komentin e pare qe kam bere pas statusit tim. Tash ata 50 veta qe te ndjekin ne FB do ta lexojne me me vemendje jo vetem permbajtjen e statusit tim per ju, por edhe permbajtjen e komentit plotesues per ate status timin, duke e marre keshtu argumentin me te plote … tash gajasu sa te duash..”, ka shkruar Abazi.

Krejt këto komente filluan me statusin e Abazit i cili ka kritikuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Tani me dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga VV-ja nuk ka përkrahje e shumicës në Kuvendin Komunal, ata janë deklaruar se do të qëndrojnë si opozitë.