Gruevski paralajmëron: Në vend mund të ketë trazira ndëretnike

26.03.2015 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gruevski paralajmëron: Në vend mund të ketë trazira ndëretnike

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski nuk e përjashton mundësinë e destablizimit të vendit nëse opozita publikon biseda të përgjuara telefonike lidhur me raportet ndëretnike.

Gruevski mbetet në qëndrimin se bisedat janë të montuara dhe qëllim të vetëm kanë krijimin e tensioneve në vend.

Kryeministri tha se ka plan për përballje me situatën, nxjerrjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin.

Ai ka alarmuar se gjendja e sigurisë në vend është vënë në rrezik nga shërbimet e huaja të cilat i akuzoi se i ka dhënë liderit të opozitës, Zoran Zaev materialet që po i publikon në konferencat për shtyp.

Bisedat e përgjuara sipas Gruevskit janë të montuara, manipuluara dhe jo autentike.

Rreziku më i madh që paralajmëroi Gruevski vjen pas publikimit të bombave që prekin marrëdhëniet ndëretnike.

“Ka tentim për rrezikimin e sigurisë së vendit. Jo rastësisht u paralajmërua edhe publikim i bisedave të krijuara lidhur me çështje ndëretnike, punë të ndjeshme, të cilat nëse në atë mënyrë priten, ngjiten, manipulohen, gjithsesi se mund të krijojnë situata të caktuara të ndjeshme tek qytetarët, ti manipulojnë ata, ti vënë në huti dhe të tentojnë të nxisin agresivitetin e tyre, reagimin e tyre”, tha ai.Këto komente ai bëri në seancën parlamentare “pyetje të deputetëve” ku Roza Tupuzova Karevska pyeti Gruevskin nëse ka plan për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Plani i tij për zgjidhjen e kësaj situate është ndëshkimi i personave, që sipas tij, kanë incizuar, përpunuar dhe publikuar materialet që kohëve të fundit publikohen nga opozita.

“Gjithsesi se kemi plan. Plani është që secili që në çdo lloj mënyre e ka shkelur ligjin edhe me regjistrimin e materialeve ilegale, me transmetimin e tyre edhe me çfarë do hap tjetër për të cilin do të gjinden argument se ka shkelur ligjin, të përgjigjen para institucioneve”.

Gruevski akuzoi liderin e opozitës, Zoran Zaev se është shndërruar në instrument të shërbimeve të huaja dhe se qëllimi i Zaevit është marrja e pushtetit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp