Gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat, burri gjendet i vdekur pranë saj

E publikuar: 26/11/2019 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipet e emergjencës kanë mundur të shpëtojnë një grua rreth 70 vjeç tek hotel “Palma” në Durrës.

Për fat të keq, një burrë është nxjerrë i pajetë nga rrënojat. Këto janë edhe fotot e hotelit të rrënuar ku forcat e kërkim-shpëtimit shpëtuan gruan dhe gjetën trupin e pajetë të një burri.
Sipas informacioneve nga vendngjarja bëhet me dije se po kërkohet për të gjetur një 28-vjecar, pronarin e hotelit. /tvklan.al