Grenell uron shqiptarët: SHBA është mirënjohëse për miqësinë e përjetshme në mes të dy kombeve

E publikuar: 28/11/2024 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ai ka shkruar se SHBA është mirënjohëse për miqësinë e përjetshme në mes të dy kombeve.

Po ashtu Grenell ka falënderuar shqiptaro-amerikanët e Michiganit që kanë votuar për Trumpin dhe kanë ndihmuar në fitoren e tij në këtë shtet.

“Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve. Jemi mirënjohës për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve tona. Dhe një falenderim i veçantë për shqiptarët amerikanë në Michigan që votuan për Donald Trump dhe ndihmoi në fitimin e këtij shteti për MAGA-n”, ka shkruar Grenell.