Grabitje të njëpasnjëshme në një market në Prishtinë

12.01.2016 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Grabitje të njëpasnjëshme në një market në Prishtinë

Grabitet në Kosovë sikur nuk kanë të ndalur. Çdo natë dëgjohen lajmet se janë grabitur shtëpi, posta e markete të mëdha.
E një grabitje e përsëritur i ndodhi edhe marketit ‘Toni’ i cili gjendet rrugës duke shkuar për parkun Gërmia në Prishtinë.
Në këtë market kishte ndodhur një grabitje më datën 26 mars të vitit të kaluar ku kishin hyrë tre persona të maskuar të cilët me automatik kallashnikov kanë frikësuar arkëtarët.
Në një video që pati siguruar portali Arbresh.info dukej çdo gjë dhe ngjasonte sikur vjedhjet që ndodhin në filma. Kaloi po thuaj gati një vit dhe ndonëse pronari paraqiti rastin në Polici ende asnjë rezultat.
Mirëpo, prapë e njëjta gjë i ndodhi këtij marketi, pikërisht në natën e ndërrimit të mot-moteve ku disa persona kanë hyrë në këtë market me maska dhe kishin vjedhur disa gjëra.
Këtë e konfirmon për portalin Arbresh.info pronari i këtij marketi Sevdaim Kaqiu i cili thotë se është i zhgënjyer që ende nuk është zgjidhur ky rast nga Policia e Kosovës.
“Është duke ndodhur dy herë i njëjti rast pra një në muajin mars të vitit të kaluar, e një natën e Vitit të Ri ku kanë qenë prapë tre persona të cilët kanë hyrë dhe kanë vjedhur kartela e kjo ndodhi pasi që mbyllëm dyqanin pra nuk kishte punëtor për t’i frikësuar”, ka thënë ai.
Kaqiu thotë se e kanë lajmëruar edhe këtë rast në Polici e ende janë në pritje për ndonjë përgjigje.
“E kemi lajmëruar edhe këtë rast në Polici dhe ende nuk kemi marr përgjigje as për rastin e kaluar e as për këtë pra ende nuk dihet kush e ka bërë. Ne nuk po e dimë çka të bëjmë vetëm ta marrim ligjin në duar pasi që policia nuk po e kryen punën madje edhe po t’i pyesësh iu vjen mërzi”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër lidhur me këtë rast zyrtari për informim në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se policia ka kryer intervistimin e viktimës si dhe ka ndërmarrë disa hapa në kontekstin e bashkëpunimit me qëllim ndriçimin e rastit.
“Në të njëjtën kohë policia ka intervistuar edhe disa persona të tjerë për të cilët ka pasur indicie se mund të kenë informacione lidhur me rastin. Policia gjithashtu bashkërisht me prokurorinë e shtetit po vazhdon me ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo-hetimore që konsistojnë në identifikimin e personave të dyshuar, dhe ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin ku aktualisht jemi në një fazë të ndërmarrjes së këtyre veprimeve, por ende nuk kemi të dyshuarit e rastit”, ka thënë ai duke shtuar se janë duke analizuar rrethanat mbi ndërlidhjen eventuale të të dyshuarve të këtij rasti e siç tha ai edhe me rastet e tjera të ngjashme të ndodhura në një perimetër zonal të përafërt.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta