Gorani për veriun: A nuk është definicion i budallallëkut ta përsërisësh vazhdimisht veprimin e njëjtë?

E publikuar: 12/12/2022 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Dukagjin Gorani, ka thënë në Pressing të “T7” se është definicion i budallallëkut të përsëritësh veprimin e njëjtë kur dihet rezultati i parashikueshëm në kontekst të debatit për gjendjen në veri.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti nuk është e para që përpiqet të bëjë diçka për Veriun e Kosovës.

“Ka pasur edhe në të kaluarën përpjekje për situatën e parashikueshme”, thotë Gorani.

Por ai shton se në fund KFOR’i duhet ta bëjë zgjidhjen në terren.

“Vazhdimisht bëhen përpjekje të njëjta, rezultati është gjithmonë i njëjtë, rezultati është gjithmonë i njëjtë. A nuk është definicion i budallallëkut kur ti e bën vazhdimisht një veprim që ka me të rezultu njëjtë”, ka thënë ai.

Gorani ka thënë se Veriu i Kosovës ligjërisht është brenda kompetencave të institucioneve, por ka një komunitet, duke iu referuar atij serb që nuk ndihet e përfaqësuar nga Qeveria e Kosovës. /Express