Google sfidon eBay-n dhe Amazon-in

17.05.2015 01:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Google sfidon eBay-n dhe Amazon-in

Google do të shtojë butonin “bli” tek rezultatet e kërkimit, duke sfiduar kështu dyqanet e shitblerjeve në internet, si eBay apo Amazon. Kompania do të shtojë këtë buton brenda reklamave që shfaqen tek Google Search, kështu përdoruesit do të kenë mundësi të marrin informacione mbi artikuj të ndryshëm dhe të blejnë produktin direkt nga telefoni. Kompania ndërkohë do t’i lejojë përdoruesit të ruajnë informacionet e kartës së kreditit për të blerë artikuj në një tjerë moment.

Google do ta testojë fillimisht këtë veçori vetëm tek versioni mobil i rezultateve të saj të kërkimit dhe jo tek kompjuterët (pasi njerëzit më shumë e vizitojnë gjigantin e kërkimit nga telefonat e tyre sesa nga pajisjet desktop). Kjo veçori do të zërë gjithashtu një përqindje të vogël të faqes së kërkimit.

Google ofron aktualisht një mënyrë për shitësit që të promovojnë dyqanet e tyre nëpërmjet Google Shopping. Por duke klikuar tek ky sistem ju largoheni nga faqja e kërkimit të Google-it. Ndërsa sistemi i ri do t’ju japë mundësi të blini gjëra pa pasur nevojë që të vizitoni sajtin e dyqanit.

Google do t’u japë tani një mundësi shitësve që të ndajnë të dhënat e tyre (duke përfshirë këtu edhe mënyrat e pagesës) me dyqanet, në mënyrë që informacionet mbi artikujt e tyre të shfaqen në faqet e veçanta të dyqanit. Një nga partnerët e parë do të jetë Macy’s, i cili shet pothuajse gjithçka në internet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)