Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

E publikuar: 30/11/2019 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qytetar është goditur nga një veturë, në pasditen e sotme

Ky aksident ndodhi në rrugën  “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Me datën 30.11.2019. rreth orës 16:25 në rrugën ”Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë një veturë e ka goditur një këmbësor (mashkull v.l.2005).

Pas aksidentit i lënduari për tretman mjekësor është  dërguar në QKUK . Njësiti policor dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, për momentin deri sa të përfundon ekzaminimi i vendit të ngjarjes rruga është e mbyllur për qarkullim të automjeteve”, ka thënë Krasniqi.