Gjykata Speciale në pritje të unitetit politik në Kosovë

13.07.2015 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykata Speciale në pritje të unitetit politik në Kosovë

Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar ende amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për miratim në Kuvend.

Pas dështimit të miratimit të këtij amandamenti më 26 qershor, për shkak të mungesës së mbështetjes nga partia më e madhe në pushtet, përkatësisht Partia Demokratike e Kosovës, ri-procedimi i saj mbetet i ndërlidhur me pozicionin e kësaj partie karshi Gjykatës Speciale për krime lufte.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ripërsëritur se çështja është e ndjeshme dhe se marrja e vendimit për këtë gjykatë duhet të kalojë përmes ruajtjes së partneritetit me faktorin ndërkombëtar, por edhe ruajtjes së unitetit të brendshëm politik në vend.

“E kam thënë edhe më herët se për të gjithë ne më e rëndësishme është partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian si dhe që ne të jemi të bashkuar, mos të ndahemi mes vete. Është me rëndësi që kur të votojmë ta dimë që votimi është i përbashkët dhe se Kosova nuk i frikësohet asnjë ballafaqimi me drejtësinë”,ka thënë Veseli.

Përderisa Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj, Hashim Thaçivazhdojnë të jenë në procesin e gjetjes së një zgjidhje për votim në Kuvend, analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë se presionet ndërkombëtare po shtohen.

Ai përmend edhe vizitën e fundit të ndihmës-sekretares amerikane të shtetit,Victoria Nuland në Prishtinë.

Sipas tij, ajo e ka prezantuar qëndrimin amerikan sipas të cilit gjykata speciale duhet të themelohet sa më shpejtë dhe se institucionet e Kosovës nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Është ditur që presioni ndërkombëtar do të rritet dhe se vizita e Victoria Nuland është një shenjë e qartë për këtë sepse Gjykata Speciale është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik, prandaj nuk ka aspak kohë për t’u humbur në lojërat politike të cilat i bëjnë politikanët kosovar për përfitimet e tyre personale”, ka deklaruar Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se nuk ka ndonjë presion ndërkombëtar, por është një kërkesë që institucionet e Kosovës do të përmbushin.

Gjykata Speciale për krime lufte, burimin e saj e ka tek raporti i Këshillit të Evropës ku ngriten pretendime e supozime se ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime lufte ndaj disa civilëve serb.

Andaj, kjo gjykatë po nënkuptohet nga disa subjekte politike në Kosovë si një gjykatë për gjykimin e UÇK-së.

“Prej se jam gjallë, asnjëherë nuk e di se kemi pas presion nga ndonjë shtet i cili vetëm se na ka ndihmuar neve”, ka theksuar Veseli.

Kështu, gjatë seancës së 26 qershorit, përveç tri partive opozitare të cilat nuk morën pjesë në votim, vendimtare ishin qëndrimet e disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët votuan kundër, abstenuan apo nuk morën pjesë në seancë.

Me këtë veprim, ky grup i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pamundësoi që amendamenti kushtetues t’i merr 80 votat e nevojshme për t’u miratuar.

Sidoqoftë, edhe pas rrëzimit të këtij amendamenti nga deputetët, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i parë i tij, Hashim Thaçi janë zotuar se do ta ri-procedojnë për miratim këtë amandament për të shmangur mundësinë që në të ardhmen Gjykatën Speciale ta themelojë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. /rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë