Gjykata në Prishtinë dënon me 140 ditë burgim dhe 12 mijë euro gjobë të akuzuarin për marrje ryshfeti

E publikuar: 28/07/2022 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me burgim dhe gjobë të akuzuarin A.B për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

I akuzuari është dënuar me 140 ditë dhe 12 mijë euro.
“I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 140 ditësh , i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 12,000.00 (dymbëdhjetë mijë) euro, të cilën gjobë obligohet ta paguaj brenda afatit prej 6 (gjashtë) muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, Gjykata i ka shqiptuar dënim plotësues: Ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike, në administratës publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.