Gjykata merr vendim për personin që kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi

E publikuar: 11/10/2024 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim personit që ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin D.D, andaj të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

“Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund ta përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë apo ndonjë vepër tjetër penale, andaj caktimi i masës së paraburgimit është e arsyeshme për rrjedhjen e procedurës penale”, thuhet në vendim.