Gjykata e Romës ka vendosur qe 12 emigrantë të jashtëligjshëm të sjellë nga marina italiane në qendrat e Shënginit dhe Gjadrit, duhet të rikthehen menjëherë në Itali.
Sipas mediave vendase referuar vendimit të gjykatës, shkelen të drejtat e emigrantëve, pasi ende nuk dihen plotësisht kushtet në të cilat do të mbahen.
“Në fakt, emigrantët në qendrat përtej kufirit nuk mund të qëndrojnë dhe as të lihen të lirë në territorin shqiptar. Këtë e ka përsëritur edhe presidenti Edi Rama në intervistën e dhënë për Repubblica . Kështu emigrantët do të duhet të hipin sërish në një anije për t’u kthyer në Itali, në portin ku qeveria italiane vendos t’i lërë të zbarkojnë”, theksohet në artikull.