Gjykata dyshon se Sami Lushtaku theu rregullat e lirimit

22.04.2015 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykata dyshon se Sami Lushtaku theu rregullat e lirimit

Në seancën e sotme të “Grupit Drenica”, kryetari i trupit Gjykues Darius Silicki tha se i akuzuari Sami Lushtaku mund të ketë thyer rregullat e lirimit me dorëzani të përcaktuara më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

“Ne e kemi pranuar një informatë se klienti juaj i ka thyer rregullat e qëndrimit në tubimin ku janë më shumë se dhjetë persona,” tha Silicki duke iu drejtuar Arianit Kocit, avokatit të Sami Lushtakut, raporton Kallxo.com.
Arianit Koci tha se klienti i tij këtë kufizim e ka shkelur me leje të gjykatës.

“Kur klienti im i ka prishur rregullat i ka prishur me leje të gjykatës,” u përgjigj Koci.

Silicki deklaroi më pas se do të kërkojë raport shtesë për këtë shkelje të mundshme nga Lushtaku, pasi tha se kjo gjë ende nuk është vërtetuar.

Kur u liruan me dorëzani më 19 dhjetor të vitit të kaluar Lushtaku dhe të tjerët e Grupit Drenica”, atyre iu ndalua mes tjerash bashkimi me ndonjë grup ku janë më shumë se dhjetë veta, shkruan Kallxo.com.

Gjatë seancës prokurori Charles Hardaway bëri të ditur se ka prova të reja kundër të akuzuarve nga një dëshmi e dhënë nga një dëshmitar, dy javë pasi u arrestuan tash të akuzuarit.

Prokurori tha se bëhej fjalë për dëshminë e atëhershme të “Dëshmitarit C”.

“Ai nuk ka mundur ta thotë dhe ta dëshmojë në gjykatë, atë që e ka dëshmuar në procedurën paraprake, tha prokurori për ‘Dëshmitarin C,” tha prokurori.

“Dëshmitari C” kur dha dëshminë në dhjetor të vitit të kaluar mohoi deklaratat e mëhershme të dhëna në Prokurorinë e EULEX-i, Kallxo.com
Kryetari i trupit gjykues Silicki e pyeti më tutje prokurorin se a po i bie kjo se është bërë presion dhe ndikim i paligjshëm mbi “Dëshmitarin C”.

Prokurori Hardaway kësaj pyetje iu përgjigj shkurt me “Po”.
Seanca është duke vazhduar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare