Gjykata dënon gazetën serbe për shkak të Termin “Shiptar”

06.04.2015 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykata dënon gazetën serbe për shkak të Termin “Shiptar”

Komisioni i ankesave të Këshillit të Mediave ka shqiptuar dënim publik të përditshmes “INFORMER” për shkeljen e Kodit të Gazetarëve të Serbisë me përdorimin e fjalës “shiptar”.

Bazuar në ankesën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Komisioni arriti në përfundimin se “Informer” ka shkelur Kodin në lidhje me përgjegjësinë e gazetarëve dhe vëmendjen gazetareske.
Në artikullin e botuar në “INFORMER” më 18 shkurt 2015, ka përdorur në mënyrë të përsëritur një term nënçmues për të treguar shqiptarët që, sipas gazetës, në Austri sulmuan një serb etnik dhe e rrahën atë, si pasojë e së cilës ai vdiq pas disa ditësh.

Në ankesën e saj Nisma ka theksuar se përdorimi i fjalës “shiptar” në gjuhën serbe arsyetohet si e pabazë me mënyrën se si e njëjta fjalë përdoret në gjuhën shqipe.
Fjala “shiptar” në media dhe opinion në Serbi përdoret në kontekst negativ dhe ofendues për ndryshim nga fjala “shqiptar”. Përveç kësaj, fjalët “Shqiptar” në shqip dhe “shiptar” në gjuhën serbe nuk kanë të njëjtin kuptim, dhe kanë shqiptim e akcentim ndryshe.

Komisioni në arsyetim ka përsëritur këtë qëndrim të Nismës , duke shtuar se “Informer” me sa duket ka përdorur termin nënçmues me qëllim që të fyejë shqiptarët, por gjithashtu vuri në dukje se Kodeksi parashikon se në raportet e akteve kriminale, kombësia e të dyshuarve dhe viktimave përmenden vetëm kur ato janë të lidhura direkt me llojin dhe natyrën e krimeve të kryera e që në këtë rast nuk kishte prova se akti ishte i krimeve me motive etnike.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut e mirëpret këtë veprim të Komisionit për ankesa dhe apelon ndaj gazetarëve që t’i përmbahen Kodeksit, dhe se do ti kundërvihen të gjithë atyre që shkelin të drejtat e njeriut apo atyre që bëjnë çdo lloj diskriminimi, gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës.

Gjithashtu Nisma, i tërheqë vëmendjen gazetarëve për faktin se, sipas Kodeksit, duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun nga mundësia e përhapjes së diskriminimit nga mediat dhe se duhet të bëjnë gjithçka për të shmangur diskriminimin në bazë të racës, gjinisë, moshës, orientimit seksual, gjuhës, fesë, politikës dhe orientimeve të tjera kombëtare ose shoqërore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat