Gjuriq: Komuniteti ndërkombëtar nuk guxon ta shpërblejë Kosovën

E publikuar: 27/04/2023 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq ka pretenduar se “ekziston një vazhdimësi e asaj që Serbia po e zgjatë dorën dhe i qaset bisedimeve me vullnet të mirë, me dëshirë për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të respektuar dhe zbatuar “atë për çfarë” Serbia është pajtuar”.

“Por, për fat të keq, për këtë jemi dënuar me poshtërim, presion, mosrespektim të marrëveshjes dhe krijimin e një realiteti të ri në terren”, ka thënë Gjuriq për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton Paparaci.

Sipas fjalëve të tij, ditëve të fundit janë dëgjuar mesazhe të qarta nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq se “një politikë e tillë nuk do të tolerohet më”.

“Po aq i rëndësishëm është edhe mesazhi i presidentit tonë se Kurti dhe regjimi i tij nuk guxojnë të shpërblehen për veprime të njëanshme në terren, me shkeljen e vazhdueshme të marrëveshjeve dhe qasjen në këtë dialog me vullnet të keq dhe me qëllim që dëmtohet pala tjetër”, ka pertenduar Gjuriq.

Ai ka shtuar se është i saktë vlerësimi i Vuçiqit se nuk ka dialog real.