Lajmet

Gjini: Aleanca nuk merr pjesë në seancën e së premtes, do t’i drejtohemi Kushtetueses

09.09.2026 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjini: Aleanca nuk merr pjesë në seancën e së premtes, do t’i drejtohemi Kushtetueses

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila u shty për të premten, pasi dështoi zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Gjini tha se pas situatës së krijuar, rruga e vetme mbetet referimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa paralajmëroi koordinim edhe me dy partitë e tjera.

“Patjetër që nuk na mbetet për momentin, nuk kemi rrugë tjetër përpos se me iu referuar Gjykatës Kushtetuese. Do të synojmë koordinim me dy partitë e tjera edhe po, absolutisht duhet t’i referohemi Gjykatës Kushtetuese. Duhet përgatitur këtë amendament me të gjitha mundësitë e mundshme edhe duhet të gjendet momenti kur do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese kjo lëndë, patjetër”, tha Gjini.

I pyetur nëse Aleanca do të marrë pjesë në seancën e së premtes, Gjini u përgjigj se deputetët e kësaj partie nuk do të jenë pjesë e saj.

“Jo, në seancën e të premtes nuk do të marrim pjesë. Në këtë seancë konstituive, se po na ikin fjalët si të reja, nuk mund të marrim pjesë për shkak se është e jashtëligjshme, është jashtëkushtetuese, është farsë e pastër. Edhe sot që është farsë, nuk ka për qëllim me i ndërtuar institucionet. Qëllimi është me arritur përtej datës 27 dhjetor, për me ia ruajtur vetes atë që i ka mbetur sot, maksimumi me shkuar vetëm në zgjedhje më 27 dhjetor. Ky është qëllimi i pastër, ky është qëllimi të cilin edhe një herë po e përsëris: ju kemi thënë juve edhe qytetarëve të Kosovës edhe partive të tjera që dy muaj e më tepër, ky është qëllimi, është tepër i lexueshëm për Kosovën. Është tepër i lexueshëm”, theksoi Gjini.

I pyetur nëse Aleanca ka ndonjë ide se si mund të kundërshtohet qëllimi për të shkuar në zgjedhje më 27 dhjetor, Gjini tha se, sipas tij, arsyeja pse Vetëvendosje synon këtë datë lidhet me humbjen e besimit të qytetarëve në Kosovë.

“Shiko, unë diçka thashë, po e përsëris. Arsyeja pse duan me shkuar më 27 dhjetor është se e kanë humbur besimin e qytetarëve, të cilët këtu i paguajnë faturat e rrymës, këtu blejnë bukë, këtu blejnë qumësht, këtu shkojnë në spitale e në ambulancë, këtu ecin nëpër këto rrugë të Kosovës, këtu i çojnë fëmijët në shkollë. Ky e lyp 27-shin për shkak të asaj pjese të diasporës e cila verbërisht do me e ndjekur Albin Kurtin edhe nuk po dojnë me i hapur sytë e me parë. Janë duke i bërë dëm Kosovës”, tha ai.

Gjini më tej bëri thirrje që, sipas tij, të ndahen dy pista dhe kritikoi ashpër qeverisjen e Albin Kurtit.

“Ne duhet me i ndarë dy pista. Pista e parë po ju thëm çka po ju thëm sot: mjerim se nuk jemi duke i bërë nder Kosovës duke e votuar njeriun që e ka sjellë Kosovën sot në pozitën më të padekujtshme në historinë e vet, edhe i cili po e udhëheq politikën më të madhe mashtruese në historinë e Kosovës. Edhe juve ju ka mashtruar, po ju thëm atyre që vrapojnë pas tij. Ju ka mashtruar edhe juve. Por, një pjesë serioze e njerëzve të Kosovës tashmë janë duke e parë. Sot edhe një herë ka dalë bardh e zi çdo gjë. Bardh e zi është. Po”, shtoi kryetari./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca në krye të tij

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca në krye të tij

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet