Gjinekologu i rremë ‘gënjen’ dhjetra gra me ekzaminime vaginale në kamera online (Fotot)

E publikuar: 18/12/2021 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një predator i dyshuar seksual që hiqej si gjinekolog besohet se ka mashtruar dhjetra gra në Itali për të kryer ekzaminime vaginale online, njoftonte sot policia.

40-vjeçari u arrestua sot në Bari në jug të Italisë dhe shtëpia e tij u bastis nga autoritetet.

Disa celularë dhe karta memorieje u sekuestruan pasi policia kishte përgjuar telefonatat e tij pas denoncimeve nga dhjetra viktima.

Burri kishte zbuluar gratë që kryenin teste në klinikat e vendit dhe më pas i telefononte për t’i thënë se ishin diagnostikaur me infeksione vaginale.

Zhvillimi vjen disa janë pasi një tjetër doktor në Bari u arrestua pasi u kap i zhveshur në një dhomë hoteli teksa i ofronte një “pacienteje” të shëronte sëmundjen duke bërë seks me të.

“Ai më pas i bindte ato të kryenin ekzaminimin gjinekologjik online”, shkruante policia, duke argumentuar se rreth 400 gra ishin shënjestruar prej tij në të gjithë Italinë, në rajone si Lazio, Lombardi e Calabria.

“Ai u prezantua si doktor, dinte datëlindjen e vendlindjen time dhe më pyeti nëse kisha bërë një ekzaminim gjinekologjik muajt e fundit”, tregon një prej viktimave për të përditshmen Repubblica.

“Më bëri pyetje personale … dhe më pas më kërkoi një lidhje video me rrjetin Zoom ose Hangout … aty më kërkoi të tregoja pjesët personale për të konfirmuar diagnozën”, thotë gruaja e cila në referohet ne program vetëm me emrin ‘Lucia’.

Një 24-vjeçare nga Salento kishte raportur e para abuzimin dhe kishte postuar në rrjetet sociale ato që i kishte kërkuar personi.

Por vajza kishte ndaluar në momentet e fundit para se të zhvishej për të në kamera, pasi vërejti diçka të pazakontë, por shumë gra të tjera kishin zbatuar urdhrat e tij, tha policia vendase.

Mashtruesi qëndronte në shtëpinë e tij gjatë “ekzaminimeve” dhe kishte njohuri për detajet personale e mjekësore të viktimave.

Në lidhjen video burri u bënte grave pyetje intime ose per zakonet seksuale para se të kërkonte të kryente ekzaminimin vaginal.

Policia tha se hetimet mbi çështjen vazhdojnë.

Zhvillimi vjen disa janë pasi një tjetër doktor në Bari u arrestua pasi u kap i zhveshur në një dhomë hoteli teksa i ofronte një “pacienteje” të shëronte sëmundjen e saj duke bërë seks me të.

Dr. Giovanni Miniello, 60, i cili quante penisin e tij ‘flauti magjik,’ u arrestua për sulm seksual ndaj dy grave.

Ai u zbulua me infiltrimin e një aktoreje nga një program televiziv investigativ.

Doktori kishte kërkuar të kuronte papilomavirusin (HPV) e gruas me seks, edhe pse ajo nuk ishte e sëmurë./tch/