Gjilani bën goditjen e parë duke transferuar futbollistin shkupjan, këto janë detajet

E publikuar: 15/06/2022 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sport Club “Gjilani” pritet që të bëjë goditjen e parë në këtë afat kalimtar të verës.

Enigma mëson ekskluzivisht se klubi gjilanas ka arritur marrëveshje dy vjeçare me qendërmbrojtësin, Besart Krivanjeva, i cili pritet të prezantohet gjatë ditës së nesërme.

Futbollisti nga Shkupi së fundmi është paraqitur tek skuadra e Egnatias, ku trajner ishte Zekirija Ramadani dhe kishte kontratë edhe për një sezon, por që me marrëveshje arriti ta shkëpus.

Mësohet se 26-vjeçari ka pasur oferta të shumta, por që në fund pranoi të luaj nën urdhëratë e Ramadanit.

Krivanjeva përveç Egnatias, ka luajtur edhe për Shkupin dhe Metalurg Skopje. Gjithashtu mbrojtësi është paraqit edhe për Përfaqësuesen e Maqedonisë U21.