Gjilan: MTI, shpall top ndërmarrjet më konkurruese për këtë vit: “Agro Market KS”, “ABC design” dhe “Flexograf”

14.10.2015 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjilan: MTI, shpall top ndërmarrjet më konkurruese për këtë vit: “Agro Market KS”, “ABC design” dhe “Flexograf”

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, në vazhdën e informimit të bizneseve që po bëhet nëpër komunat e Kosovës është organizuar konferenca informuese për bizneset e këtij rajoni.

Kjo konferencë është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2015”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve komunale dhe përfaqësues të shumtë të bizneseve të këtij rajoni, të cilët u informuan rreth nismave dhe shërbimeve që ofrohen nga  institucionet qeveritare, të cilat përkrahin vazhdimisht zhvillimin e sektorit privat dhe krijim të kushteve më të mira për investime për të ndikuar në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

abccmimi762_n

Në fjalën e saj, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, potencoi përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin e sektorit privat nga ministria të  cilën ajo e udhëheq.

Ajo shtoi se qëllimi i pjesëmarrjes në këtë konferencë është që të jemi më afër me bizneset për t’i dëgjuar hallet dhe brengat  e tyre gjatë zhvillimit të aktiviteteve biznesore. “Së bashku me institucionet lokale po bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar ambientin e biznesit nëpër rajonet e Kosovës, duke vazhduar dialogun publiko privat për zhvillimin e ndërmarrësisë”, theksoi ministrja Bajrami.

Më tej ajo përmendi edhe të arriturat e qeverisë gjatë kësaj periudhe, ku janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve për të institucionalizuar dialogun publiko privat.

“Pakon e re fiskale, e cila tashmë ka hyrë në fuqi dhe se bizneset kanë filluar t’i ndjejnë efektet e menjëhershme të saj”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja i  njoftoi të pranishmit rreth Skemës së Garantimit të Kredive, ku bizneset do të kenë qasje më të lehtë në financa, që do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve të tyre.

“Në kuadër të pakos së re fiskale, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave  është finalizuar udhëzimi administrativ për pushime tatimore, ku bizneset lirohen nga tatimi në fitim gjatë investimeve, që do tu mundësojë zhvillimin më të mirë të bizneseve”, theksoi ajo.

Ajo iu sqarua përfaqësuesve të komunitetit të biznesit se tani është duke u punuar unifikimi i numrave të ndryshëm të bizneseve në një numër të vetëm të cilin do ta aplikojnë në të gjitha procedurat.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë gjithherë derë e hapur e adresimit të barrierave të bizneseve.

Gjatë konferencës nga ana e drejtorit te KIESA-s, Besian Mustafa, u prezantuan edhe shërbimet që ofrohen nga ana e MTI-së.

Në fund të konferencës shpallën  ndërmarrjet më konkurruese në rajonin e Gjilanit:

Vendi i tretë i takoi ndërmarrjes “ABC DESIGN” sh.p.k

Vendi i dytë i takoi ndërmarrjes “FLEXOGRAF” sh.p.k

Vendi i parë i takoi ndërmarrjes “AGROMARKET-KS” D.O.O

Pas konferencës ministrja vizitoi ndërmarrjet e rajonit të Gjilanit: “Enrad”- që merret me prodhimin e radiatorëve, ndërmarrjen “Pallma” sh.p.k – që merret me përpunimin e drurit si dhe ndërmarrjen “Flexograf” sh.p.k – që merret me prodhim dhe dizajnim të ambalazheve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara