Gjendet një i vdekur në Prishtinë

E publikuar: 20/11/2023 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës raporton se është gjetur një trup i pajetë, në një banesë në Prishtinë.

“Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.”

Rasti raportohet të ketë ndodhë ditën e diel.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”