Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar si i zhdukur para tre ditësh në Istog

E publikuar: 13/01/2024 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët, para tri ditësh, në fshatin Baicë e Istogut.

Lidhur me ketë rast Policia e Kosovës i ka nisur hetimet.

“Fsh. Baicë, Istog 10.01.2024-20:00. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 12.01.2024 nga familjarët është gjetur viktima mashkull kosovar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit, në trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në raport.

Zhdukjen e tij e kishte raportuar në Polici vëllai i tij.

“PERSONA TË ZHDUKUR – Fsh. Baicë, Istog 10.01.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.” – kishte njoftuar Policia.